Shqiptari tmerron italianët, i shkon ish-gruas në punë dhe...
Pëlqej
Një shqiptar është arrestuar nga Policia në Itali, pasi ka kërcënuar me jetë ish-gruan e tij. Ai është 36-vjeçar, por emri i tij nuk bëhet i ditur.

Mësohet se shqiptari e ka kërcënuar disa herë ish-gruan e tij, edhe pse ndaj saj janë lëshuar dy urdhra mbrojtjeje, një në korrik dhe një në tetor.

Por pavarësisht kësaj, ai e ka gjetur ish-gruan edhe në qytezën e Fidencës. Ai ka hyrë në punën e saj dhe e ka tërhequr zvarrë duke e kërcënuar se do ta vriste.

Falë ndërhyrjes së kolegëve dhe të policisë, shqiptari është neutralizuar./Albeu.com/
Shtuar më 17/02/2017, ora 19:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori