Ai shtypi gazin dhe theu shufrat metalike të kontrollit të trafikut në
pikën e
kalimit kufitar të
Kakavijës.
I vendosur për të bërë një sakrificë në tokën greke ishte një shqiptar, i cili e dinte se nuk mund të hynte në zonën e Shengenit dhe nuk hezitoi të thyente barrierat doganore.
Ngjarja ndodhi të dielën vonë, ku
shqiptari me një makinë private arriti të kalonte
pikën e
kalimit duke mos u kontrolluar nga doganierët. Menjëherë u dha një alarm dhe filluan kërkimet.
Automjeti u gjet pak më vonë nga policia në rrugën nacionale Kakavijë – Janinë, ndërsa shoferi që nuk kishte dokumente për qëndrimin e tij në Greqi u ndalua dhe u arrestua, shkruan panorama.
Ndaj tij u ngrit një çështje për shkelje të masave për parandalimin e sëmundjeve, dëmtim të dalluar të pasurisë publike dhe hyrje të paligjshme në vend.
Shtuar më 24/11/2020,
ora 18:40