Shqiptari thyen "arrestin e shtëpisë" për të takuar prostitutën
Një shqiptar ka thyer masën e "arrestit shtëpiak", teksa është kapur mat me një prostitutë në një makinë.

Ky rast ka ndodhur në Firenze dhe ka për protagonist një shqiptar 29 vjeçar, i cili përfundoi në pranga i kapur në flagrancë.

Mediat italiane raportojnë se 29 vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte në "arrest shtëpie" për drogë dhe prostitucion.

Policia ra në gjurmë të tij dhe e gjeti në makinë me prostitutën. Mësohet se ai për të humbur gjurmët, kishte përdorur makinën e gruas për të shkuar deri në takimin me prostitutën. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2016, ora 14:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori