Piloti i BB VIP nxjerr “zbuluar” produksionin: Dronin për Maestron nuk na e dërguan fansat (VIDEO)

Piloti Arbër Xhaja i njohur qe nga sezoni i vjetshem nuk kursen asnjë fjalë për prapaskenat e produksionit të Big Brother VIP Albania 2. Droni i dërguar për Maestron është dërguar nga vet produksioni thotë ai. Askush nuk ka bërë kërkesë për dron për Maestron.

Ka patur vetëm një kërkesë për Oltën, një kërkesë për Kiarën, dy për Bledin dhe të gjitha kërkesat e tjera kanë qenë për Luizin. Xhaja me nota ironie shton: Deri ku ka arritur loja e produksionit…çon drona për Maestron. As ka pyt ndonji për Maestron, thotë ai.

“Këta (produksioni) i bëjnë vet të gjithë dronat dhe u japim gjasme suport banorëve që vazhdoni lojën se keni mbështetje nga jashtë.”

“Hajde produksioni hajde, reality show i Arbanës më i ndjekuri i gjithë kohërave”, e përmbyll Xhaja me ironi mesazhin e tij.


Shtuar 21.02.2023 10:56