Shqiptari terrorizon biznesmenin italian: 500 euro ose të vrava!
Ka hyrë furishëm brenda një lokali dhe ka kërcënuar pronarin të cilit i kërkonte 500 euro.

Protagonist është një shtetas shqiptar dhe ngjarja ka ndodhur në Milano. Sipas mediave italiane, shqiptari kërkonte pagesën e pakryer për disa punë që ai thoshte se i kishte kryer.

Disa klientë që u nxorën jashtë lajmëruan menjëherë policinë qe e prangosen 33 vjeçarin shqiptar dhe e dërguan në burgun “San Vittore”.

Pronari italian tha se nuk ishte hera e parë që shqiptari sillej kështu, pasi veprimin e kishte përsëritur edhe dy here te tjera./Albeu.com/
Shtuar më 22/03/2017, ora 18:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori