Shqiptari sulmoi policinë me acid gjatë aksionit antidrogë në Angli
Një shqiptar akuzohet se ka sulmuar policinë angleze me acid.

Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur në Dale Close, Barnet, më 23 shtator, ku 11 oficerë të policisë lokale ranë në kontakt me një substancë gërryese.

Armando Gjyla, 32 vjeç, banues në Southgate, akuzohet për hedhjen e një lëngu gërryes me qëllim dëmtimin, shëmtimin, çaktivizimin ose dëmtimin e rëndë trupor.

Ai u paraqit të mërkurën në Gjykatën e Magjistraturës në Barkingside. Gjyla akuzohet gjithashtu edhe për shitje të substancave narkotike.

Një 21-vjeçar tjetër, i cili u arrestua gjatë operacionit, ra gjithashtu në kontakt me substancën dhe ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.

Edhe 11 oficerët që mbetën të lënduar kanë marrë mjekim në spital por asnjëri prej tyre nuk ka marrë dëmtime serioze për jetën.
Shtuar më 14/10/2020, ora 19:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori