Shqiptari qëllohet për vdekje pas sherrit për kamarieren
Për motive të dobëta, një shqiptar është ekzekutuar në qendër të Athinës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ne afërsi të sheshit Omonia, pas një sherri që nisi në një lokal, mes kamarieres dhe një klienti me origjinë irakene.

Sherri nisi pasi irakeni ngacmoi kamarieren që punonte në lokal, në pronësi të një shtetasi shqiptar. E reja kërkoi ndihmën e pronarit, i cili mbërriti së bashku me një mikun e tij.

Nuk vonoi shumë dhe palët filluan të konfliktohen, derisa irakeni nxorri pistoletën dhe qëlloi mbi shtetasin Vangjel Kremidha, nga fshati Kalcat i Sarandës dhe mikun e tij.

Kremidha humbi jetën, ndërsa pronari i lokalit mbeti i plagosur në këmbë dhe aktualisht ndodhet i shtruar në spital. Në spital u dërgua edhe një kalimtar i rastit, pasi u plagos nga një plumb që bëri rikoshet. Autori është identifikuar falë kamerave të lokalit. /albeu.com/


Shtuar më 14/07/2016, ora 17:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori