Shqiptari që vrau 5 persona merr lajmin e shumëpritur (FOTO LAJM)

Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Almir Haruni, nga Gramshi eshte ekstraduar në vendin tonë nga Italia një ditë më parë për shkak se ka qenë i dënuar për vrasje, kryer në vitin 1997.

Gjykata shqiptare atë e ka dënuar me 18 vjet burg, por pas vrasjes që ai ka bërë në vendin e tij, në vitin `97, ka vrarë edhe 4 shqiptarë në Itali, dy vëllezër në vitin 1998 dhe nje burre e nje grua ne vitin 2006.

Gjykata në Itali e ka dënuar me burgim të përjetshëm. Por ai ka bërë kërkese që të vuajë dënimin ne Shqiperi, për shkak se ka edhe familjarët këtu, kërkesë e cila është pranuar dhe dje ai ka mbërritur në Shqipëri, shkruan “Panorama”.

Lajmi në vitin 2009

BERGAMO – Gjykata e Bergamos ka denuar me burg per jete nje shqiptar, te akuzuar per vrasjen e kater bashkekombesve te tij. Almir Haruni 32 vjec, ka marre vendimin dje, pas nje procesi te gjate te zhvilluar ne kete gjykate. Pak dite me pare, ishte prokuroria italiane e cila kerkoi denimin me 60 vjet burg te shqiptarit, por gjyqtari dje ka menduar ndryshe. Ai ka vendosur qe Haruni, i kerkuar dhe ne Shqiperi te denohet perjetesisht ne burg. Nderkohe qe pala mbrojtese kishte kembengulur gjithmone se, Almir Haruni ishte i pafajshem. Mbrojtja ka deklaruar para gjykates se, prokuroria nuk kishte prova qe implikonin klientin e tyre ne kater vrasjet e ndodhura. Por pavaresisht saj, trupi gjykues dje ka vendosur qe 32-vjecari Haruni, te rrije ne burg per gjithe jeten e tij.

Prokuroria e Bergamos ka bere te ditur se, Almir Haruni eshte autori i dy vrasjeve te dyfishta te ndodhura ne Osio Soto ne vitin 1998 dhe ne Marseana ne vitin 2006. Duke iu referuar hetimeve te kryera perfaqesuesi i organit te akuzes ka bere te ditur se Haruni ka vrare me arme zjarri, pistolete, dy kusherinjte shqiptare Astrit dhe Flamur Kolaveri ne Osio Soto, ndersa me thike dhe me pistolete Kujtim Ibajn dhe Florinfa Mukajn ne nje koder ne Marseana. Sipas akuzes, ne ngjarjen e pare ai ka pasur edhe bashkepunetore te tjere, te cilet drejtesia nuk ka mundur t’i identifikoje. Behet e ditur se ajo qe ka hedhur drite mbi zbardhjen e dy ngjarjeve te renda, kane qene pergjimet e bisedave telefonike te Harunit. Analizimi i tabulateve telefonike, u ka mundesuar investiguesve te benin rindertimin e levizjeve te se pandehurit Haruni. Gjithashtu, vendimtare ne faktimin e autoresise se 33-vjecarit tek ngjarjet, kane sipas prokurorise se vendit fqinj edhe gjurmet e gjakut te tij ne dy vendet e krimit. Hetuesit kishin marre kampione gjaku, qe nuk i perkiste viktimave ne gjethet e pemeve te pyllit ku u gjeten dy viktimat ne Marseana dhe ne nje gote te thyer ne lokalin ne Osio ku u vrane kusherinjte Kolaveri. Pas kryerjes se analizave te ADN-se, ka rezultuar se ai i perkiste te njejtit person. Ishte ky fakti qe bashkoi ne te njejtin procedim penal dy ngjarjet qe deri atehere po gjykoheshin te vecuara.

Shqiperi

Almir Haruni, denuar me 18 vjet burg per vrasje dhe i akuzuar per ekzekutimin ne Itali te nje ciftit nga Elbasani, ishte i pajisur me pese pasaporta shqiptare, duke mos e shfaqur asnjehere identitetin e tij. Vetem pak dite pas arrestimit te tij ne Itali, Policia e Elbasanit, ka bere te ditur se, ai ishte i pajisur me pese pasaporta shqiptare dhe ishte shume i veshtire arrestimi i tij. Pas shume verifikimesh dhe hetimesh nga strukturat e policise se Qarkut te Elbasanit, u be e mundur qe ne Bergamo te Italise, te dergoheshin te gjitha dokumentet kryesore per identifikimin e tij, si certifikate familjare, personale, por edhe fotografi te ndryshme.

Vrasjet e Harunit ne Itali

Almir Haruni eshte identifikuar si person i shumekerkuar nga drejtesia shqiptare. Almir Haruni, akuzohet per vrasjen e 28-vjecares, Florinda Mukja, banuese ne qytetin e Elbasanit dhe bashkeshortit te saj, Kujtim Ibaj, 25 vjec, banues ne qytetin e Peqinit. Por 32-vjecari nga Elbasani, eshte denuar dhe per vrasjen e dy kusherinjve shqiptare Astrit dhe Flamur Kolaveri, ne Osio Soto. Dy djemte, ai i kishte masakruar me disa plumba pistolete.

4 vrasje

Akuzohet se ka bere ne Itali, 32-vjecari Almir Haruni. Ai akuzohet se ne vitin 1998, ka masakruar dy kusherinjte Kolaveri. Ata ishin qelluar me shume plumba pistolete dhe trupat e tyre jane gjetur disa dite pas krimit, ne gjendje te dekompozuar.

18 vjet

Burg eshte denuar ne Shqiperi, 32-vjecari Almir Haruni. Ai eshte denuar ne mungese. 32-vjecari Haruni, akuzohet se ka vrare Gentian Bocin, nje vrasje e kryer disa vjet me pare. Sipas policise, masa e denimit ndaj Harunit eshte dhene nga Gjykata e Gramshit.

Pasaportat

Policia e Elbasanit ka bere te ditur se, Haruni u identifikua si personi i shumekerkuar nga drejtesia shqiptare. Ai ishte i pajisur me 5 identitete te ndryshme. Sipas policise, 5 pasaportat jane nxjerre disa vite me pare ne Komisariatin e Elbasanit. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2017, ora 20:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së

Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së