“Manchester United duhet të shesë Ronaldon”

Ish-futbollisti i Manchester United dhe Anglisë, Teddy Sheringham, këshillon Djajtë e Kuq që ta lënë të lirë yllin portugez.

Sulmuesi 37-vjeçar ka kërkuar tashmë që të shitet këtë verë, por drejtuesit e klubit nuk do ta përmbushin këtë kërkesë.

“Pjesërisht e kam parashikuar. Njerëzit thonë se ten Hag duhet të ndërtojnë një ekip rreth Ronaldos, por nëse Ronaldo dëshiron të largohet, le të largohet, citon Sportsmail. Do të hapë shumë mundësi të reja për Manchester United. Duke u ndarë me një lojtar që merr një rrogë të tillë, mund të blini dy ose tre lojtarë të mirë”, thotë Sheringham.

Cristiano Ronaldo ishte golashënuesi më i mirë i Manchester United sezonin e kaluar me 24 gola. /albeu.com/

Teddy Sheringham | Football Speaker | Booking Agent


Shtuar 16.07.2022 22:31