Shqiptari përdhunon adoleshenten në tualetin e diskos, shoqet e filmojnë
Mediat italiane raportojnë se një vajzë 17 vjeçare ka rënë pre e përdhunimit nga një shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në një diskotekë në Rimini. Tashmë shqiptari po përballet me akuzën e përdhunimit të adoleshentes në Itali.

Mësohet se vajza ka qënë në shoqërinë e disa mikeshave të saj, me të cilat po kalonin mbrëmjen e së shtunës dhe kishin konsumuar pije alkoolike.

Në një moment, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur per shkaqe hetimi, ka përfituar nga gjendja e vajzës, duke e tërhequr në tualetin e lokalit e më pas ta përdhunonte.

Të njëjtat burime shtojnë se shoqet e kanë ndjekur vajzën nga pas me celular në dorë duke menduar se ishte një lojë ajo që po ndodhte dhe jo dhunë seksuale.

Ato e kishin filmuar e me pas e kanë postuar në WhatsApp. Pamjet e filmuara nuk tregojnë fytyrën e vajzës, por kjo e fundit kur pa gjithë sa ishte filmuar, kuptoi se ishte përdhunuar dhe ka bërë denoncimin. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2016, ora 12:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori