Shqiptari përplaset me kamionin në Itali, dërgohet me helikopter drejt spitalit
Një aksidenti i rëndë rrugor është regjistruar në Legnago të Italisë rreth orës 15:00 të pasdites së sotme.

Ngjarja ndodhi kur një transportues makinash u përplas fort me një furgon, duke bërë që drejtuesi i mjetit të fundit të mbetej i bllokuar brenda kabinës.

Ai është një 30 vjeçar shqiptar, i cili u transportua me helikopter për në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kamioni me makina vinte nga Padova në drejtim të Cerea, ndërsa në krahun e kundër po udhëtonte furgoni Renault Kangoo, i cili për arsye ende të panjohura doli në korsinën e kundërt duke shkaktuar për pasojë përplasjen e fortë.

Nga aksidenti, aksi në fjalë u bllokua për disa orë.


Shtuar më 07/08/2020, ora 20:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori