Shqiptari përdhunues serial në Itali, rrëmbeu dhe torturoi infermieren
Pëlqej
Dhjetë vjet burg dhe gjobë është vendosur nga gjykata për shqiptarin Enriges Kavalli, përdhunuesin dhe torturuesin serial i cili ndodhet aktualisht në burgun e Teramo në Itali.

Mediat italiane raportojnë se dënimi i faturohet ngjarjes së rëndë të pak kohëve më parë, kur shqiptari, rrëmbeu dy infermiere në spital, njërën e përdhunoi për gjithë natën dhe e torturoi dhe tjetrën e mbajti të lidhur.

Por, pas arrestimit, rezultoi se kjo nuk ishte e para viktimë e përdhunimit, pasi shqiptari kishte kryer të tjera përdhunime më parë, aq sa akuzoi e cilësoi përdhunues serial.

Vetëm tre vjet para kësaj ngjarje ai kishte bërë të njëjtën gjë me një tjetër infermiere në një tjetër qendër të përkujdesit mjekësor.

Ai i rrëmbeu infermierët me makinë, pasi i kërcënoi me armë dhe pasi i lodhi i përdhunoi, në një vend të izoluar që të mos dëgjoheshin thirrjet për ndihmë.

Ngjarja ndodhi kur shqiptari 20-vjecar erdhi në qendrën mjekësore, ndërkohë që ishte nën një masë sigurie. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2017, ora 10:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori