Një 33-vjeçar me origjinë shqiptare është gjobitur 10 herë nga autoritetet
italiane për thyerjen e masave të
karantinës.
Që nga data 31 mars, shqiptari i cili jeton në Fusignano, në zonën e Ravennate ka thyer 10 herë masat kufizuese të koronavirusit.
Ndërkohë përveç thyerjes së masave të
karantinës, 33-vjeçari është kapur edhe duke shpërndarë lëndë narkotike.
Ai ishte filmuar gjatë natës nga kamerat komunale duke qarkulluar me makinën e tij.
Policia e arrestoi shqiptarin të premten e kaluar, pasi e kapi duke shpërndarë kokainë përpara një supermarketi. Mediat
italiane bëjnë me dije se 33-vjeçari ndodhet ne arrest në burgun lokal.
Shtuar më 23/04/2020,
ora 17:10