Shqiptari nga Kosova lëshon 8 banesa në Durrës për familjet që mbetën të pastreha
Kosovari, Zymer Sefaj ka njoftuar se familja Sefa lëshon tetë banesa në Durrës për familjet që mbetën të pastreha si rezultat i tërmetit.

Ai gjithashtu ka njoftuar se banesat kanë nga 75 metër katror dhe janë të gjitha të mobiluara dhe të gatshme për banim.


Një tërmet i fuqishëm prej me magnitudë 6.4, ka goditur Durrësin rreth orës 4 të mëngjesit. Tërmeti shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe deri më tash 21 viktima kanë humbur jetën derisa qindra të tjerë janë të lënduar.


Në mesin e të vdekurve janë edhe dy të rinj (vëllezër) nga Gjilani i Kosovës,shkruan Express.

Gjithashtu gjatë ditës Shqipëria është goditur përsëri nga një tjetër tërmet me magnitudë prej 4.0.

Gjatë 16 orëve të fundit, Shqipëria është goditur nga 26 tërmete.
Shtuar më 26/11/2019, ora 19:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori