Fluturoi me makinë te diga e Liqenit në Tiranë, arrestohet pas disa orësh arrati shoferi 26-vjeçar

Ka rënë në prangat e policisë Eldi Alushi, 26-vjeçari që “fluturoi” më makinën e tij BMW X6 në digën e Liqenit Artificial në Tiranë.

View this post on Instagram

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:00 të ditës së sotme, Policia e Qarkullimit Rrugor Tiranë ka arritur të lokalizojë dhe shoqërojë në komisariat shtetasin E. A., pronar i automjetit BMW X6, i cili mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:15, është përplasur në bordurën mbrojtëse në skarpatin e digës së Liqenit Artificial.

Pronari i mjetit do t’i nënshtrohet verifikimeve dhe hetimeve të mëtejshme mbi rastin.

Pas aksidentit të frikshëm, 26-vjeçari mori targat e makinës dhe u zhduk nga vendi i ngjarjes.

Policia doli me një njoftim zyrtar 6 orë më vonë dhe tha se kishte identifikuar drejtuesin e mjetit.

 


Shtuar 22.08.2023 19:30