Shqiptari në Greqi gjendet i vdekur në plazh
Trupi i pajetë i një shqiptari është gjetur në qytezën greke Myrsini mëngjesin e së shtunës. Sipas mediave vendase, viktima është 58-vjeç, por nuk bëhet i ditur identiteti i tij.

Burri është gjetur i vdekur në plazh.

Dyshimet e hetuesve, janë se ai ka humbur jetën për shkaqe patologjike, pasi ka pasur probleme me zemrën. Ndërkohë, hetimet e autoriteteve greke janë në vijim për të zbardhur ngjarjen. /albeu.com/

Shtuar më 16/09/2017, ora 20:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori