Shqiptari mendoi se bleu telefona, ja çfarë gjeti në kuti
Një shqiptar rreth të 40­ve me banim në Pistoia, Itali, pasditen e ditës së djeshme u ndalua nga një francez me një automjet “Golf”. Shqiptari ndodhej në makinë së bashku me djalin e tij 8 vjeç.

Mësohet se francezi ishte rreth të 50­-ve. Ai i kërkoi ndihmë shqiptarit për ta orientuar në një dyqan telefonash aty pranë. “Kam dy telefona të rinj dhe më duhen para cash emergjente”, iu drejtua francezi.

Shqiptari menjëherë e pyet dhe mëson se bëhej fjalë për një telefon Samsung Galaxy S6 dhe Iphone 6, të cilët të rinj kushtojnë secili 600­-700 euro. “Më jep 250 euro dhe merri”, ishte oferta e të panjohurit.

Duke mos i patur të gjitha paratë, shqiptari ka ofruar vetëm 200 euro, propozim i cili është pranuar. Në momentin që shqiptari ka nxjerr paratë për të paguar për dy telefonat, francezi ka ndërruar me shpejtësi kutinë ku ndodheshin telefonat.

Shqiptari ka hapur kutinë pasi është larguar shumë metra dhe aty ka vërejtura se në vend të dy telefonave shqiptari ka gjetur një 1 kg kripë.

Për këtë arsye, ai ka bërë një kallëzim në polici./Albeu.com/

Shtuar më 09/06/2016, ora 19:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori