Kuvendi miraton zgjatjen e afatit për organet e Vettingut

Kuvendi miraton zgjatjen e afatit për organet e Vettingut. Me 118 vota kanë pro dhe 4 abstenim, u votuan ndryshimet kushtetuese për afatet e Vettingut

Kreu i Grupi Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se deputetët bashkuan sot votat për të votuar pro zgjatjes së afateve të vettingut dhe hodhi poshtë akuzat e Sali Berishës për marrëveshje të fshehtë mes PS dhe PD.

“Kam qenë besimplotë se do e miratonim sëbashku këtë ndryshim kushtetues, duke mos parë llogoret politike. Të gjithë prokurorët e gjyqtarët duhet të vetohen njësoj. Akuzat ë u thanë për marrëveshje ‘over night’ i refuzoj me përbuzje, është vetëm ndërgjegjësim i të gjithëve për nevojën për të çuar përpara këtë proces. Ndryshimet janë depozituar që para 4 muajsh dhe kanë marrë proces të gjatë konsultimi. Të gjithë i qëndrojnë qëllimeve të para, të reformës në drejtësi. Vettingu është një element thelbësor për të garantuar një nivel të dukshëm integriteti të magjistratëve. Sot ka më shumë besim te drejtësia sa kishte dje. Mbi 800 subjekte janë fitur në sitën e vettingut, KPK ka dhënë 491 vendime, 183 vendime konfirmimi në detyrë, 273 shkarkimi. Në qershor do të mbeteshin pa përfunduar edhe 300 çështje, që do i kalonin në Këshillin e Lartë Gjyqësorë dhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Besoj që një shumicë e madhe e deputetëve ka votuar në mbështetje të këtij ndryshimi kushtetues. Nuk ka asnjë marrëveshje okulte. Sot fitoi Shqipëria”, tha ai./albeu.com


Shtuar 10.02.2022 18:46