Shqiptari më i urryer në botë kërkon të lirohet nga burgu: Do gjej kurën për Covid-19
Ai cilësohet si shqiptari më i urryer në SHBA për shkak të rritjes së çmendur të çmimit të ilaçit kundër AIDS-it.

Martin Shkreli është dënuar me 7 vite burg, vendim i është dhënë nga gjykata në Amerikë.

Mediat e huaja shkrujne se ai kërkon te lihet i lire per tre muaj se mendon se mund të gjejë një trajtim për koronavirusin.

Shkreli tha se përpjekjet e tanishme të industrisë farmaceutike nuk po shkojnë aq larg, duke thënë se ai është në një pozitë unike për të ndihmuar si “një pak drejtues me përvojë në të gjitha aspektet e zhvillimitilaçeve”.

“Unë po kërkoj (3 muaj) për të ndihmuar në punën kërkimore mbi COVID-19. Lirimi në botën e pas-COVID nuk është ngushëllim as për të burgosurit. Si një sipërmarrës i suksesshëm i biofarmës, pasi ka blerë kompani të shumta, nga krijimi i molekulave dhe gjenerimi i hipotezave, deri te vlerësimet preklinike dhe modeli i provës klinike, sinteza dhe vendosja e ilaçeve, unë jam një nga të paktët drejtues me përvojë në të gjitha aspektet e zhvillimitilaçeve”, shkroi Shkreli në një deklaratë. /albeu.com/

Shtuar më 08/04/2020, ora 10:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori