Dashuria e njerëzve për kafshët ka shoqëruar gjithmonë shoqërinë, por duket se viteve të fundit njerëzit janë fokusuar më shumë në qenushët apo koletet e buta të cilat kushtojnë sa qimet e kokës.
Por ky rast është
ndryshe, madje i pazakontë.
Hysni
Rexhaj është banor i Gjakovës dhe ka një pasion të madh për t’u kujdesur për kafshët. Por
ndryshe nga shumë të tjerë,
Rexhaj kujdeset edhe për kafshë të egra.
I njohur në zonë,
Rexhaj u njoftua pak ditë më parë se në aksin Prizren-Gjakovë, në fshatin Landovic, ishte gjetur një ujk i dëmtuar dhe që nuk mund të lëvizte. Pasi shkoi në zonë,
Rexhaj e mori ujkun me vete për ta dërguar në atë që e quan “kopshtin e tij zoologjik”.
Prej ditës burri po kujdeset për shërimin e ujkut. Ai ka publikuar edhe video që tregon terapinë me të cilën synon që ta ngrejë kafshën sërish në këmbë shkruan tch.
Nuk është hera e parë që Hysni
Rexhaj tërheq vëmendjen e mediave me pasionin dhe punën e tij. Historia e Rexhajt është pasqyruar më parë edhe në disa media të huaja.
Shtuar më 18/11/2019,
ora 16:29