Shqiptari me gruan italiane vjedhin të moshuarin. E droguan dhe i morën 100 mijë euro
Një shqiptar dhe
bashkëjetuesja e tij janë arrestuar nga policia
italiane, pasi kishin mashtruar një të moshuar që kishte probleme me alkoolin. Shqiptari dhe
bashkëjetuesja e tij
italiane e kishin njohur 74-vjeçarin në një bar në Verçeli të Italisë.
Ai kishte probleme me alkoolin dhe vuante nga cirroza në mëlçi. Ata kanë përfitues nga rasti, duke e bindur të moshuarin që të kujdesej për të.
Ata e drogonin dhe i jepnin alkool teksa u transferuan te banesa e tij. Madje çifti jetonte me paratë e të
moshuarit, duke i vjedhur 100 mijë
euro. Më pas, ata zbuluan 600 mijë
euro kursime të të
moshuarit, por nuk arritën dot t’i grabisnin, pasi vajza e të
moshuarit i kallëzoi. /albeu.com/
Shtuar më 25/11/2016,
ora 12:08