Shqiptari masakron ish-gruan, i thyen krahun me gërshërë kopshti
Një shqiptar i moshës 43-vjeçare, ka dhunuar keq ish-gruan e tij 33-vjeçare, pasi nuk e pranoi fundin e martesës me të edhe pse ishin divorcuar dy vite më parë.

Pas ndarjes ai i ka dërguar asaj mesazhe kërcënuese dhe kishte pasur qëndrime të dhunshme ndaj saj madje i kishte thëne se do ta rrëmbente.
Gjykatësi pas ankesave të gruas shqiptare ka nxjerrë dhe urdhër ndalimin për shqiptarin.

Sidoqoftë të shtunën e kaluar, shqiptari ka sulmuar ishin gruan e tij me mjete të forta, me një palë gërshërë kopshti.

Gruaja ka përfunduar në spital dhe mjekët kanë konstatuar se asaj i kishte thyer dorën.

E gjithë kjo ndodhi në lagjen Palombinës, ku gruaja po kalonte një mbrëmje në shoqërinë e fëmijëve të cilët lindën nga martesa me të paditurit. /albeu.com/

Shtuar më 08/09/2017, ora 18:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori