Shqiptari maniak ul pantallonat dhe masturbohet para nënës dhe fëmijës në Greqi
Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi po mastrubohej para një nënë 46-vjeçare dhe fëmijës së saj të mitur në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur në Parkun Kapapi në Athinë. Sipas mediave greke, shqiptari iu afrua dhe mbajti një distancë rreth tre metra, ndërsa hoqi pantallonat dhe filloi të prekte organet intime para tyre. E frikësuar nga gjithçka po ndodhte, gruaja mbylli sytë e fëmijës dhe filloi të bërtiste me të madhe.

I trembur nga reagimi, shqiptari vrapo drejt rrugës “Lakonos”, por u ndalua rreth 200 metra nga fqinjët, të cilët telefonuan policinë për të vënë në pranga shqiptarin.

Gjatë kontrollit të policisë, atij iu gjet një tabletë, e cila u konfiskua dhe u dërgua në laboratorët e ELAS për të verifikuar pjesëmarrjen e tij në raste të tjera.
Shtuar më 18/10/2020, ora 09:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori