Shqiptari "magjistar" po "tërbon" rrjetin, kjo foto e vërteton
Siguria rrugore vijon të jetë një problematike serioze, e shkaktuar ca nga sinjalistika e vakët dhe ca nga shoferët e papërgjegjshëm.

Edhe pse kemi një Kod Rrugor si ligj themeltar të rrugës dhe sjelljes së shoferëve me qindra nene dhe faqe duket se ato ngelin veç në letër për një numër të madh drejtues automjetesh.

Së fundmi, një emigrant i kthyer në Durrës e ka gjetur zgjidhjen për të transportuar shufrat e hekurit, ku ca nga vapa dhe ca nga papërgjegjshmëria është bërë rrezik për vete, kalimtarët dhe shoferët e tjerë të automjeteve.

Për më tepër, ai ka sfiduar Policinë Rrugore Durrës duke e publikuar gjestin e tij edhe në rrjetet sociale.
Shtuar më 09/08/2019, ora 19:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori