Shqiptari kishte fshehur drogën në letrën higjenike
Një shqiptar 54 vjeçar u arrestua nga policia italiane, pasi gjatë kontrollit iu gjet një sasi droge dhe 2 mijë eurosh kesh.

Shqiptari mësohet se punonte si murator dhe u ndalua fillimisht për kontroll nga policia rreth orës 5.15, së ditës së djeshme, brenda "Qendrës Gros".

Policët u habitën jashtë mase kur gjatë kontrollit që i bënë shqiptarit i gjetën një letër higjenike fryrë në brendësi të së cilës kishte një paketë me 6 gram kokainë.

Sasia tjetër e drogës u gjet në xhepat e xhaketës që vishej nga 54-vjeçari, por të ruajtura brenda makinës.

Gjatë kontrolleve të metejshme policët gjetën gjithashtu edhe 2000 euro në para të gatshme dhe një celular, që përdorej për të menaxhuar kontaktet e tij si tregtar droge. /albeu.com/
Shtuar më 10/05/2019, ora 19:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori