Gjatë një operacioni antidrogë në
Itali,
policia ka
arrestuar nëntë persona, mes tyre një
shqiptar i cili ishte "kapoja" i grupit. Në sajë të operacionit të koduar "Arrow", nëntë persona janë
arrestuar në qytetin e Padovas në
Itali.
Policia sekuestroi 45 kilogramë marijuanë dhe mes të arrestuarve është edhe një
shqiptar, i cili konsiderohet si koka e grupit që drejtonte dhe udhëzonte 8 nigerianët. Karabinierët sekuestruan edhe 60 mijë euro cash. /albeu.com/
Shtuar më 10/05/2016,
ora 10:53