Mësohet arsyeja e mungesës së Canës te miqësorja e yjeve

Edhe pse ishte i ftuar, Lorik Cana nuk ishte i pranishëm ditën e djeshme në turneun e bamirësisë të organizuar nga Sindikata e Futbollistëve.

Padyshim ishte një mungesë e rëndësishme dhe të gjithë u habitën kur panë kuqezinjtë e rreshtuar në fushë dhe aty mungonte kapiteni legjendar, i cili në vitin 2016 udhëhoqi Shqipërinë drejt realizimit të ëndrrës për të marrë për herë të parë pjesë në një Europian.

Sipas asaj që është mësuar mungesa e Canës në aktivitetin e brendshëm ka qenë më se e justifikuar. Pak ditë më parë Loriku ka njoftuar organizatorët e aktivitetit se e ka të pamundur për të qenë në Tiranë më 10 janar, sepse do të bëhet këto ditë baba për herë të dytë.

Në këto kushte, Cana ka menduar t’i qëndrojë pranë bashkëshortes Monika. Ndërkohë, mungesa të yjeve pati edhe te Turqia, pasi nuk erdhën emra si Hasan Shash dhe Altintop/panoramasport/


Shtuar 11.01.2020 10:03