Shqiptari i vdekur në Itali ka të njëjtin emër si viktima e tragjedisë në Velipojë
Mediat italiane kanë zbuluar identitetin e shqiptarit të vdekur në Itali, i cili u gjet në një kanal pa jetë.

Mësohet se ai quhet Edmond Preka, dhe ka të njëjtin emër si babai i tre fëmijëve të cilët humbën jetën në Velipojë.

Gruaja viktimës, e cila nuk e kishte parë atë të kthehej në shtëpi, e kishte raportuar menjëherë zhdukjen e tij.

Për momentin, shkaqet e vdekjes janë të panjohura. Prokuroria e L’Aquilla ka vendosur që autopsia të kryhet nesër.

Autoritetet italiane bëjnë me dije se një sëmundje ose një aksident rrugor mund të ketë shkaktuar ngjarjen e rëndë. /albeu.com/



Shtuar më 09/03/2018, ora 13:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori