Shqiptari i rrezikshëm arratiset nga burgu në Zvicër
Pëlqej
Një shqiptar nga Kosova ka alarmuar autoritetet në Zvicër dhe ndaj tij ka nisur një operacion i madh kërkimi pasi ai është arratisur nga burgu.

Bëhet fjalë për shtetasin Bashkim L., 35 vjec nga Kosova, i dënuar për vrasje dhe me rrezikshmëri të lartë, shkruajnë mediat e huaja.


35 vjeçari është arratisur gjatë natës mes së premtes dhe të shtunës së javës së kaluar nga burgu qendror i Friburgut në Zvicër.

Policia e Friburgut i ka kërkuar sot qytetarëve ndihmë për informacione nëse e shikojnë të arratisurin.

Sipas policisë, dyshimet janë që ai të jetë larguar nga Zvicra dhe të ketë mbërritur në Kosovë

Bashkim L., ishte dënuar në vitin 2013 për vrasjen e një shqiptari nga Kosova, por që jetonte në Itali, pas përplasjeve për kontrollin e territoreve të shitjes së drogës, shkruan SYRI.net.
Shtuar më 05/09/2017, ora 13:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori