Deputetët e PD bllokojnë foltoren, Spiropali: Po tregoni fytyrën tuaj

Deputetët demokratë kanë bllokuar foltoren e Kuvendit. Ata kërkojnë interpelancë dhe mocion me debat për dosjen e inceneratorëve, por edhe tërheqjen e projektligjeve për kanabisin, studentët dhe Akademinë e Shkencave.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiroapli mori fjalën ku ka kërkuar që garda të largohet nga Foltorja.

Spiropali tha se garda mund të largohet pasi nuk kanë frikë.

“Ne i respektojmë deputetët. Garda të largohet nga Foltorja sepse ne nuk kemi frikë. Ne skemi hezituar kurrë që të përballemi me të vërtetën. Ju nuk është hera e parë që i shpallni socialistët grup i strukturuar kriminal, e keni nisur që në kohën e Fatos Nanos e me radhë. Urgjencën nuk e përcaktoni ju! Urgjenca është një term që është përcaktuar nga Kushtetuta. Pse i bie Faltores o Albana. A ju dëgjuam me orë të tëra. Megjithatë,kjo mënyrë është shumë e bukur sepse secili nga ata që flet këtu dhe i drejtohet publikut vë fytyrën e vetë dhe mban përgjegjësi për fytyrën e vetë”, tha Spiropali./albeu.com

 


Shtuar 20.07.2023 12:32