Shkëlqeu te Southampton, mbrojtësin e duan dy ekipet legjendare angleze

Kyle Walker-Piter, mbrojtësi 25-vjeçar i Southampton, që spikati sezonin e kaluar tashmë kërkohet nga Man. UTD dhe Arsenal.

Ten Hag ka dhënë “dritën jeshile”, ndërsa Arteta e ndjek prej më shumë se një viti lojtarin anglez, i cili në këtë vit ka debutuar edhe me përfaqësuesen angleze në dy ndeshje.

Ishi i Tottenham Hotspur numëron 6 sezone në Premier League, 3 me londinezët dhe 3 me Southampton.

Mbrojtësi ka kontratë me klubin e tij aktual deri në vitin 2025 dhe Southampton kërkon 20 milionë euro për kartonin e mbrojtësit dhe tani pritet për të parë se cili klub, Man. UTD apo Arsenal do ta bëjë ofertën e duhur.


Shtuar 11.07.2022 11:47