Shqiptari humb jetën në Itali, ishte duke punuar dhe ra nga një lartësi prej 18 metrash
Një shqiptar ka humbur jetën gjatë një aksidenti që ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Firence të Italisë, ngjarje e cila ka shkaktuar disa reagime nga zyrtarët lokalë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën qendrore të Scandici, gjatë rinovimit të fasadës së një pallati, ku 48-vjeçari shqiptar punonte prej disa ditësh, si pjesëtar i një kompanie ndërtimi. Ai ka rënë nga një lartësi prej 18 metrash dhe vdiq në çast, ndërsa mbërritja e autoambulancës ishte e kotë.

“Një lajm i tmerrshëm. Jemi prekur thellësisht si njerëz dhe si komunitet, jemi të tronditur dhe të hidhëruar se si ende mund të vdesim në punë. Sot është një ditë shumë e trishtuar për Scandici”, ka shkruar sipas A2, kryebashkiaku Sandro Fallani në Facebook, duke postuar edhe foton nga vendi i ngjarjes.

Ndërsa shefi i Federatës së Punëtorëve të Firences, Marco Carletti shprehet: “Tashmë kemi dy vdekje në punë në industrinë e ndërtimit të Firences, gjatë urgjencës së koronavirusit.

Një tjetër familje vajton për një punëtor që nuk shkon në shtëpi. Është e papranueshme. Sa aksidente të tjera në punë duhet të ndodhin për të sqaruar se ka nevojë për më shumë rregulla në ndërtim?” – bën ai pyetjen që mesa duket kërkon përgjigje nga shumë institucione.
Shtuar më 22/05/2020, ora 18:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori