Mbyllet dera e negociatave për Shqipërinë
Shqiptari hidhet nga tarraca pasi e hoqi shoqja nga Facebook-u
Paralajmëroi vdekjen përmes një fotoje në Instagram, e ndërsa shkaku i këtij akti tragjik pretendohet se është fshirja nga Facebook-u i një shoqeje të tij.

Rrjetet sociale duket se i kanë sjellë një presion të jashtëzakondshëm një shqiptari, i cili nuk ka mundur dot të përballojë dhimbjen që i kishte shkaktuar heqja nga rrjeti social nga një shoqe e tij.

Adoleshenti shqiptar i ka dhënë fund jetes, duke u hedhur nga tarraca e një ndërtese në Breshia. Mediat italiane, duke iu referuar policisë, raportojnë se 15 vjeçari me origjinë shqiptare, u hodh nga tarraca e objektit që njihet si i shenjtores “Madonna del Castello”.

Pak para se të hidhej, shqiptari kishte postuar një fotoInstagram nga zona ku i dha fund jetës. Në foto kishte shënuar dy data, atë të lindjes dhe 25 prill 2016, ditën kur i dha fund jetës. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2016, ora 15:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori