Shqiptari fiton vendin e tretë në Olimpiadën e Matematikës në Hong-Kong
Ky nxënës në foto është Gledi Kallço, i cili është renditur i treti në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës, që u zhvillua në Hong-Kong.

Kallço, i cili banon në Durrës, shkoi me shpenzimet e veta në Olimpiadën ku merrnin pjesë nxënës nga 119 vende të ndryshme të botës, shkruan Panorama.

Ai nuk ka marrë asnjë ndihmë financiare nga Ministria e Arsimit për udhëtimit dhe mësohet se prindërit e tij kanë paguar 1500 euro që ta çojnë Gledin në Hong-Kong.

Kallço u vlerësua me medalje bronzi në këtë Olimpiadë duke ngritur lart flamurin e Shqipërisë. Po kështu, bashkë me të ishin edhe 5 nxënës të tjerë shqiptarë. /Albeu.com/


Shtuar më 14/07/2016, ora 23:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori