Shqiptari ekzekutohet në banesë, i vjedhin edhe drogën
Pëlqej
Një shqiptar është gjetur i vdekur në Australi këtë të premte.

46-vjeçari është gjetur i vrarë në një banesë ku banonte në Adelaide por nuk është bërë i ditur identiteti i tij.

Dyshimet e policisë janë se vrasja ka lidhje me drogën. Dyshohet se autorët kanë ekzekutuar në banesë viktimën dhe para se të largoheshin, kanë marrë një sasi të konsiderueshme droge nga banesa e më pas janë arratisur me makinën e viktimës.

Peter Wilson, fqinj m shqiptarin u shpreh: “Perdet janë gjithmonë të mbyllura, dritaret gjithmonë të mbuluara, dukej se asgjë nuk ndodhte aty”. /albeu.com/
Shtuar më 13/10/2018, ora 23:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori