Shqiptari dënohet me 12 vite burg në Gjermani, iu kap kokainë me vlerë 1.5 mln euro
Një shqiptariGjermani i është caktuar dënimi prej 12 vitesh burg për shkak se në kamionin që po udhëtonte iu gjetën 9 kilogramë kokainë.

Mësohet se sasia e drogës iu gjet nën karrigen e automjetit.


Vlera në treg e drogës që i është gjetur shkon nga 1.2 deri në 1.5 milionë euro.

I gjykuari ka pranuar se këtë sasi droge e ka marrë në Amsterdam, Holandë, për ta sjellë në Gjermani, transmeton albinfo.ch.

Por, ai ka rënë në një kontroll rutinë të policisë së komunikacionit, më 16 korrik në afërsi të Rosenhemit, në autostradën A8 afër kufirit Gjermani-Austri.

Pasi që patrulla policore e kishte udhëzuar ta linte rrugën, shoferi i kamionit, mbase nën ndikimin e frikës, bën aksident dhe përfundon në mbrojtëset metalike të rrugës.

Gjatë kontrollimit, policëve u ra në sy insistimi i shoferit që, duke mbajtur në dorë një çantë deshtë të ikte mbrapa një kabine të tualetit. Por ata nuk e lejuan dhe e kthyen në makinë. Pasi që ai kishte provuar sërish të ikte drejt autostradës, policët përfundimisht e ndaluan, përcjellalbinfo.ch.

Me rastin e kontrollimit të makinës, një qen i dresuar për drogë e gjeti “mallin” në çantën e përmendur më lart.

Para trupit gjykues, shqiptari 53 vjeçar fillimisht e ka mohuar veprën por në vazhdim e ka pranuar atë.

Dënimi kaq i rëndë i është shqiptuar veç tjerash edhe për faktin se kjo nuk ishte hera e parë që ai po kapej në tregtoi me drogë. Disa vite më parë atij i ishte gjetur në kamion një sasi prej 457 kilogramësh hashash dhe ishte dënuar me 7 vjet burg nga të cilat i kishte mbajtur tre vjet./albeu.com/


Shtuar më 21/02/2017, ora 13:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori