Shqiptari çudit Kanadanë, shpik aplikacionin në ndihmë të qytetarëve
Shqiptarët gjithmonë kanë ditur të “habisin” botën falë zgjuarsisë dhe shkathtësisë së tyre.

Shqiptari Dardan Isufi, është një prej sipërmarrësve të suksesshëm në fushën e teknologjisë së informacionit në Kanada.

Së fundmi 22 vjeçari ka arritur të shpikë një aplikacion i cili është shumë lehtë i aksesueshëm.

Para pak ditësh qeveria provinciale e Kebekut, në Kanada, ka miratuar aplikacionin e tij “Eva” si një nga shërbimet publike të qytetit.

“Eva’, një kooperativë me bazë në Montreal, e cila filloi zyrtarisht të transportojë banorët lokalë të hënën pas një periudhe prove tre javore, përcjell albinfo.ch.

“Eva” është ideja e dy të sapodiplomuarëve, Gaudreault, njëri inxhinier softuerik 23-vjeçar me diplomë nga Laval University dhe Dardan Isufi, 22-vjeçar, me diplomë nga McGill.

Deri më tani më shumë se 6,000 njerëz kanë shkarkuar aplikacionin Eva.
Shtuar më 20/05/2019, ora 15:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori