Shqiptari aksion si në filma në Greqi, shkrep armën në mes të gjykatës
Pëlqej
gjykatën greke ditën e sotme ka ndodhur një situatë shumë e frikshme pasi një shqiptar i cili po gjykohej në Gjykatën e Gytheio të Greqisë, kërcënoi me armë ata që e kishin paditur.

Sipas mediave greke, shqiptari përfitoi nga mungesa e vëmendjes dhe i mori armën një prej oficereve të policisë që kishte pranë dhe e kërcënoi të largohej.

Duke i frikësuar që të gjithë 41-vjeçari iu afrua personit që e kishte paditur për shpifje dhe akuza të rreme dhe sipas dëshmitarëve, ai e shkrepi pistoletën, por ajo nuk punoi fatmirësisht.

Emri i shqiptarit nuk dihet. Por mediat greke shkruajnë se ai ka qenë i dënuar më parë për rrëmbim të fëmijëve dhe kontrabandë te paligjshme.
Shtuar më 17/05/2018, ora 18:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori