E FUNDIT/ Kapen 200 kg kokainë në Elbasan
Shqiptarëve nuk iu ecën plani, kapen me 65 kg marijuanë në Kozan
Dy shqiptarë munden t'ua hedhin doganierëve në Kapshticë, por një kontroll i beftë në Kozan bëri që autoritetet greke t'u kapin plotë 65 kilogram marijuanë në makinë.

Në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit, një shtetas shqiptar 45 vjeç, ndërsa u ndalua edhe një mjet i dytë që shërbente për kontrollin e rrugës, ku u arrestua drejtuesi, shqiptar 22-vjeç.

Ndërkohë policia greke ka ngritur akuzë edhe për një tjetër shqiptar 45- vjeçar, i cili aktualisht ndodhet i burgosur në një burg në Greqi dhe është i përfshirë në këtë rast të trafikut të drogës.
Shtuar më 21/03/2019, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori