Shqiptareve nga Kosova, 1000 pasaporta serbe
Albeu.com
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Dacic deklaroi se për shqiptarët nga Kosova, MPB deri më tani lëshoi rreth 1000 pasaporta të reja biometrike.“Serbia kurrsesi s’bënë të thotë se nuk do të lëshojë pasaporta serb për shqiptarët nga Kosova sepse ne duhet të lëshojmë pasaporta për të gjithë qytetarët tanë”, tha Dacic në Qendrën Urgjente, ku ishte për ta vizituar policin e plagosur, Aleksandar Dimitrijevic.

Ai shtoi se momentalisht nuk ka interesim të madh nga ana e shqiptarëve për marrje të pasaportës serbe dhe tha se MPB do të përpiqet që t’i parandalojë keqpërdorimet eventuale gjatë lëshimit të tyre.

“Kjo nënkupton se duhet të punojmë në ndryshimin e ligjit për vendbanime dhe në zgjidhjen e keqpërdorimeve të ndryshme. Për ne është me rëndësi që të parandalohet mundësia që disa kriminelë të kenë pasaporta nga disa shtete”, tha Dacic.

Ministri i Policisë tha se shikuar teorikisht, në bazë të interpretimeve të ndryshme të rregullave shqiptarët mund të posedojnë pasaporta të Serbisë, Maqedonisë, të ashtuquajtur pasaporta të Kosovës, Shqipërisë dhe Greqisë.

Ai tha se Komisioni Evropian nuk kërkoi që Serbia të ndalojë me lëshimin e pasaportave biometrike për shqiptarët por, siç pohon, Komisionit Evropian i interesoi se sa do të jetë numri i shqiptarëve të cilët do të kenë disa pasaporta. (express)
Shtuar më 16/04/2009, ora 05:15
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori