Shqiptarëve në Itali u djegin mjetet në shenjë kërcënimi
Policia italiane ka raportuar për djegien e dy mjeteve të dy shqiptarëve, për të cilën ka hije dyshimi se e gjitha ka qënë një paralajmërim.

Dy shqiptarët, identitetet e të cilëve nuk janë bërë të ditur, me profesion zdrukthëtarë, ishin fqinj me njëri-tjetrin në zonin e San Martino në Reggio Emilia.

Ngjarja ka ndodhur në orën 3:30 minuta të mëngjesit të sotëm. Nga flakët janë shkrumbuar dy makina të modelit Opel, njëra Insigna dhe tjetra Astra.

Të njëjtat burime shtojnë se dyshohet për një kërcënim ndaj dy shqiptarëve dhe djegia e makinave ka qenë një paralajmërim. /albeu.com/


Shtuar më 28/07/2016, ora 11:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori