Shqiptarët vjedhin ku të mundin, ja skandali në pikën e grumbullimit (VIDEO)
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” tregon, sesi grabiten automjetet e bllokuara të qytetarëve në pikën e grumbullimit në Vaqarr-Arbanë. Në negociatë me rojën e objektit, një i ri arrin të marrë një pajisje, që i duhej për makinën e tij, duke i paguar atij nën dorë 15 mijë lekë të vjetra.

Automjetet e shumë qytetarëve pësojnë këtë fat, pasi kanë përfunduar në pikën e grumbullimit, për shkak të kundravajtjeve të ndryshme.

Qytetari-ǒkemi?

Roja-si je?

Qytetari-Si dukesh?

Roja-Si kalove?

Qytetari-Si Ia kalon? Më mban mend, ore?

Roja-Hëë?

Qytetari- xxxx

Roja-Aaa.., që erdhe k’tej, po…

Qytetari-Ca bëhet?

Roja-Ca do bëjmë? Jaa…!

Qytetari-Pashë, sollën, sollën një tjetër ata, të bllokuar, e…

Roja-Po, sa të duash sollën ata, ata, për të sjellur k’tu…

-Uluni!

Qytetari-Ku të vete? Hapu! Hapu!

Roja-Jo, jo, jo! Po bëj sallatën për n’darkë! Jo, mo, jo! Ulu mo, ulu!

Qytetari-Ca bëhet e..? Sollën edhe një tashi ata?

Roja-Po ca një?! Sa kanë sjellë ata, sa t’dush!

Qytetari-Ta shikoj njëherë unë, mos ka ato llaskat, t’ia marrim ato llaskat poshtë…

Roja-Ca ka?

Qytetari-Llaskat! Ato, që ka anësoret poshtë.

Roja-Ku poshtë e?

Qytetari-Po poshtë!

Roja-Ja * ti o, ca flet?!

Qytetari-Po s’bien në sy ato, s’kapen!

Roja-Po pra, s’bien në sy ato.

Qytetari-Po ajo është zhbllokuar, si është ajo?

Roja-Po bllokuar ore, si është?!

Roja-Shko hiqja!

Qytetari-Vëre atë, mos vijë njeri, më shikon mua atje ore? Vërja atë e del ajo, ka ato fishat, shkulja me avash edhe…

Roja-Po ec o tashi, mere, hiq ca t’dush!

Qytetari-Ëëë?

Roja-Ik ore, hiqja!

Qytetari-T’ia heq vetë?

Roja-Hiqja ore, vetë!

Qytetari-Na! Mbaje cadrën!

Qytetari-Ke naj palë pinca?

Roja-Po s’ssss….

Qytetari- … Na t’i jap, 15! Në rregull? Bereqaves!

Roja- 25 …!

Qytetari-Edhe sikur të vete ta marr andej, s’bën 25! Tashi hajde more 15! 5 e kam mbajt, t’pi një kafe unë! Ti t’i hash gëzuar ato! /Tvklan/
Shtuar më 21/05/2019, ora 23:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori