Shqiptarët vjedhin BMW-në në Itali, policia i ndjek në autostradë
Disa shqipttarë kanë grabitur një BMW 650 në itali por janë zbuluar menjëherë nga policia Italiane.

Më pas ka nisur ndjekja si nëpër filma mes hajdutëve shqiptarë dhe policisë në autostradën ‘Agrate Brianza’ në Abbiategrasso.

Mediat italiane raportojnë se ishte një grup prej 4 shqiptarësh të cilët pas grabitjes u larguan me shpejtësi 200 km/orë.

Por pasi arritën në Brianza East, shoferi humbi kontrollin e makinës për shkak të rrugës së lagur nga reshjet e shiut dhe mjeti doli nga rruga.

Ansjë nuk u lëndua, por aty përfundoi arratisja e 3 prej tyre, pasi një shqiptar arriti të largohej me këmbë.

Tre të tjerët u arrestuan në flagrancë. Policia u sekuestroi sende që përdornin për hapjen e kasafortave. /albeu.com/
Shtuar më 23/07/2017, ora 10:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori