37 000 adresa
Facebook-u nga përdorues në Rusi janë sulmuar gjatë ditës së djeshme nga një grup hakerash, të cilat drejtohen nga një shqiptar.
Grupi "AnonCoders" njofton se ka sulmuar 37 000 adresa
Facebook-u në Rusi ndërkohë që kanë shpërndarë edhe një mesazh për Palestinën dhe kundërshtimin e tyre për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, shkruan Albeu.com.
Grupi në fjalë ka bërë publike edhe e-mailet si edhe passwordet e
profileve në fjalë.
Të gjitha adresat e sulmuara janë mbylluar momentalisht për ëështje sigurie nga Facebook dhe tashmë përdoruesve do t'ju duhet të konfirmojnë edhe njëherë identitetin dhe se janë ata përdoruesit e vërtetë të
profileve në fjalë. /albeu.com/
Shtuar më 02/01/2018,
ora 12:45