Banorët e Rinasit në protestë, vjen reagimi i kreut të ARRSH: Ja kur gjendet zgjidhja përfundimtare

Teksa gjatë ditës së sotme u mbajt protesta kundër vendimit të ARRSH-së që vendosi që rruga e Rinasit të bëhej vetëm me një sens lëvizjeje, ka ardhur edhe reagimi i kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi.

Berberi në një deklaratë për mediat tha se ato kanë bërë zgjedhjen e duhur. Berberi tha se mbas sezonit turistik do të ketë një zgjidhje përfundimtare të kësaj situate.

“Kemi bërë një zgjidhje të mirë të lëvizjes së trafikut. Pengesat më të mëdha janë për ata që humbin avionin duke lejuar përdorim një sens. Ka rrugica që mund të përdoren nga komuniteti aty për të lëvizur. Ka fluks trafiku per shkak te turisteve te shumte, do shtohet me 30% fluksi. Mbas sezonit do ketë zgjidhje definitive. Nuk do zgjerohet rruga, por po punojmë për të pasur një rruge alternative që presim ta përfundojmë deri në përfundim të sezonit. Tenderi për rrugën alternative do hapet këtë muaj”, tha Berberi./albeu.com/