Ka reaguar edhe Presidenti i Republikës Ilir
Meta, lidhur me
miratimin në Kuvendin e Malit të Zi, për t’ju garantuar
pakicave kombëtare e drejta dhe liria e zgjedhjes, përdorimit dhe vendosjes publike të
simboleve kombëtare.
"Një hap i rëndësishëm në drejtim të respektimit të të drejtave të
pakicave dhe në dobi të forcimit të kohezionit social dhe kontributit të tyre në ndërtimin e shtetit të së drejtës", theksoi
Meta në mesazhin e tij, bërë publik në Facebook.
Mesazhi i plotë i Presidentit Meta:
"Përshëndes
miratimin në Kuvendin e Malit të Zi të Ligjit për Zgjedhjen, Përdorimin dhe Shfaqjen Publike të
Simboleve Kombëtare për t’ju garantuar
pakicave kombëtare e drejta dhe liria e zgjedhjes, përdorimit dhe vendosjes publike të
simboleve kombëtare, si dhe kremtimi i festave të tyre
kombëtare. Ky ligj, që priste
miratimin që prej vitit 2017 u garanton komunave ku shqiptarët përbëjnë 5% të popullsisë shënimin e festës
kombëtare".
"Një hap i rëndësishëm në drejtim të respektimit të të drejtave të
pakicave dhe në dobi të forcimit të kohezionit social dhe kontributit të tyre në ndërtimin e shtetit të së drejtës".
"Përgëzime jo vetëm partive politike shqiptare por të gjithë institucioneve në Malin e Zi që kontribuan në
miratimin e këtij ligji të rëndësishëm".
Shtuar më 28/12/2019,
ora 17:57