Shqiptarët të fiksuar pas kafes! Gjatë izolimit u importuan rreth 1600 ton
Pandemia që shkaktoi COVID-19 që izoloi vendin e baret, nuk i kanë penguar shqiptarët të konsumojnë kafe në shtëpitë e tyre.

Përkundrazi, gjatë muajit prill janë importuar 922 ton kafe.

Qëndrimi në shtëpi i ka shtyrë shqiptarët që ta shijojnë kafen në ambientin familjar. Lokalet janë ato që dolën me humbje. Shqipëria përfshihet në shtetet që kanë pasur rritje të konsumit të kafesë.

Duke iu referuar të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, shqiptarët janë popull kafe-dashës. Gjatë periudhës së pandemisë, mars-prill, importi i mallrave të akcizës si cigare, karburant apo birra ka pësuar luhatje dhe rënie, ndërsa importi i kafes është rritur ndjeshëm.

Konkretisht në janar-shkurt janë importuar respektivisht 589 dhe 506 ton kafe, ndërsa në mars ka pasur një rritje të ndjeshme në 676 ton kafeimportuar, për të arritur kulmin në prill me 922 ton, thuajse dyfishi i importit të janarit.
Shtuar më 01/06/2020, ora 16:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori