E FUNDIT/ Nuk ndalen shifrat, 21 viktima nga COVID-19 vetëm sot
Shqiptarët të bllokuar prej ditësh e pa drita, Rama e bën baltë: Ndodh edhe në SHBA!
Prej ditësh Shqipëria vuan nga një mot i keq me rrebeshe shiu, stuhi dëbore dhe temperatura acari.

Ndërkohë që ende fshatra të tëra janë të bllokuara nga dëbora dhe prej ditësh nuk kanë energji elektrike, kryeministri Rama përgjigjet duke krahasuar vendin tonë me SHBA.

"Imagjino që janë me linjat e shpërndarjes së ShBA-ve dhe jo linjat e dobëta shqiptare..."- tha ndër të tjera Rama.

Pjesë nga deklarata:

Imagjinoni sikur sot në situatën të mos kishim as kontratë me Pfizer dhe as parapagimin me Covax, imagjinoni çfarë do të bëhet këtu.

Përpara të vija këtu lexova një artikull të numrit të familjeve që nuk kanë energji elektike për shkak të stuhisë së dëborës në ShBA.

Imagjino që janë me linjat e shpërndarjes së ShBA-ve dhe jo linjat e dobëta shqiptare. Në raport thuhej se 3 milionë familje kanë mbetur pa drita në ShBA.

Nuk është shpikur akoma një mbulesë që të mbrojë rrugët nga bora, që Andi Bushati të mund të kthehej nga skitë. Këtu janë sytë qa të mprehtë që e shquajnë menjëherë se në Shqipëri përdoren ende lopata.

Po çfarë të përdorim, raketa? Lopatat përdoren në të gjithë botën. E patë çfarë ndodhi në Athinë, bllokimi që u shkaktua nga dëbora. /albeu.com/

Shtuar më 15/02/2021, ora 20:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori