5 hapat e ndihmës së shpejtë që duhet t’i keni vath në vesh, çfarë duhet të bëni kur ju pickon grerëza

Pickimi i një grerëze mund të jetë diçka e padëmshme për shumë prej nesh, ashtu si mund të vendosë në rrezik jetët e shumë të tjerëve. Për t’u siguruar që asgjë e keqë nuk do t’ju ndodhë bëni mirë të dini ndihëmn e shpejtë që jepët në kësi rastesh.

5. Nëse e dini që pickimi i grerëzës ju bën alergji duhet patjetër të merrni ndihmën e shpejtë.
Nëse ndjeni marramendje, gjuhën e fryrë, lëkurë acaruar duhet të bëni një gjilpërë. Pickimi i një insekti mudn t’ju marrë dhe jetën.

4. Hiqni thumbin
Grerëzat lënë pas pickimit dhe thumbin e tyre (në të shumtën e rasteve). Kini kujdes mos këpusni thumbin, por sigurihuni ta hqini të gjithin me ndihmën e një pickatoreje.

3. Bëni kompresa të ftohta
Inflamacioni dhe ënjtja pas një pickimi janë të pashmangshme, por ato mund të minimizohen duke aplikuar diçka të ftohtë në zonën e prekur. Zgjedhja më e mirë do të ishte akull i mbështjellë në një copë, por nëse kjo nuk është e mundur, mund të përdorni çdo objekt metalik.

2. Trajtoni lëkurën ku grenza ju ka pickuar
Lani lëkurën me sapun dhe më pas mund ta mbuloni zonën e pickuar me një pastë të formuar me sodë buke dhe ujë. Pasta e dhëmbëve dhe mjalti gjithashtu kanë veti qetësuese.

1. Merreni ilaçe
Analgjetikët dhe antihistaminet janë të domosdoshëm për lehtësimin e dhimbjeve dhe reduktimin e një reaksioni alergjik.