Shqiptarët rrëmbejnë dhe rrahin prostitutën për konkurrencë, bien të tre në pranga
Ndërhyrja e policisë
italiane ka bërë të mundur shpëtimin e një prostitute, e cila ishte rrëmbyer nga tre shtetas shqiptarë.
Sipas policisë vajza në fjalë ishte rrëmbyer për shkak se ajo i përkiste një grupi tjetër kriminal dhe u bënte konkurrencë tre
shqiptarëve.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Albissiola ndërsa tre
shqiptarët e
arrestuar janë S.E 28 vjeç, H.B 24 vjeç dhe H.B 33 vjeç.
Sipas medies
italiane “Savona NeWs.it” për llogari të kësaj historie, më herët, janë
arrestuar edhe tre shqiptarë të tjerë, vëllezërit Gentjan, Ledjan, dhe Aleksandër Baçuku. /albeu.com/
Shtuar më 29/11/2018,
ora 15:42